Friday , 22 October 2021

3 VITE ME PARE ASNJE KERKESE PER AZIL NE GJERMANI

Nė vitin 2012 nė Gjermani nuk ka patur asnjė kėrkesė pėr azil nga qytetarėt shqiptarė. Statistikat e publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane tregojnė mungesėn e interesit tė shqiptarėve pėr tė kėrkuar azil 3 vite mė parė nė Gjermani. Edhe pėr vitin 2013-tė numri i kėrkesave pėr azil nga Shqiptarėt ka qenė zero.
Nga janari 2014 situata ndryshon. Gjatė kėtij viti janė 7.865 shqiptarė tė cilėt kanė kėrkuar azil. Por numri i kėrkesave do tė trefishohej nė 7 muajt e parė tė vitit 2015-t. Nga janari deri nė qershor tė kėtij viti janė 21.806 shqiptarė qė kanė paraqitur kėrkesėn pėr tė marrė azil politik. Kjo ka bėrė qė Shqipėria tė renditet e treta, pasi Sirisė dhe Kosovės me 13% tė kėrkesave, nga 4.5% qė ishte nė vitin 2014 dhe nga 0% pėr vitet 2012 dhe 2013. Interesi nė rritje vetėm nė 2 vitet e fundit pėr azil nė Gjermani ka ardhur nga ana e Kosovarėve qė ashtu si shqiptarėt nė 2013- nuk kishin bėrė asnjė kėrkesė pėr azil nė Gjermani.
Pavarėsisht thirrjeve tė autoriteteve gjermane, tė Kancelares Angela Merkel dhe te ambasadorit Hellmut Hoffamn, pėrsėri shqiptarėt vazhdojnė tė kėrkojnė azil. Nga tė dhėnat e Ministrisė sė Brendshme pėr muajin korrik janė 7633 shqiptarė qė kanė kėrkuar azil nė Gjermani. Pėr korrikun Shqipėria rezulton e dyta pėr nga numri i azilkėrkuesve, pas atyre tė mbėrritur nga Siria. Autoritetet gjermane thonė se kėrkesa pėr azil ėshtė rritur me 93%.
Gjatė muajit shtator nė Shqipėri pritet tė kthehen rreth 700 shqiptarė qė u ėshtė refuzuar kėrkesa pėr azil nė Gjermani. Policia Gjermane do ti deportoj ata me avion ēarter. Sipas autoriteteve gjermane kthimi do tė bėhet pėr tė gjithė azilantėt shqiptarė tė cilėt kanė kėrkuar azil ekonomik nė Gjermani

Lexoni dhe kete

ā€œTRANSPORTI URBAN NƋ SHKODƋR DREJT KAPITULLIMITā€

QĆ« nga data 8 gusht, kur u organizua protesta pĆ«r shĆ«rbimin e transportit urban, situata …