Friday , 13 December 2019

3-VJETORI I LUMTURIMIT TË IMZOT VINÇENS PRENNUSHIT E SHOKËVE TË TIJ

3 vjetori i lumturimit të imzot Vinçens Prennushit dhe 37 shokëve martirë të persekutuar e vrarë nga regjimi komunist, u përkujtua përmes një mbrëmje liturgjike nga kisha katolike në Shkodër. Klerikë e besimtarë u rikthyen në ish burgun dhe hetuesin e Shkodrës, sot vendi i dëshmisë dhe kujtesës.

Në fjalën e tij arqipeshkvi i dioqezit Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra tha se fjala e fundit nuk i takon të keqit por Zotit, sepse me ringjalljen Zoti ka mundur vdekjen.

Më pas duke përshkuar të njëjtën rrugë të oborrit të brendshëm të këtij burgu, nën drejtimin e arqipeshkvit të Shkodrës u krye procesioni deri në kishën e motrave Stigmatine, e më pas atë të Fretërve. Në këto dy kisha gjenden reliktet e dy martirëve të kishës, që selia e shenjtë i shpalli të lumë në 5 nëntorin e 2016-ës.

Lexoni dhe kete

PENSIONISTËT SENSIBILIZOHEN ME TË PREKURIT NGA TËRMETI

Edhe pensionistët sensibilizohen me familjet e prekura nga tërmeti. Të pyetur nga Tv Rozafa, ato …