3 ZONA NË ANËN E MALIT NËN UJË!

Situata në zonën e Obotit të Njësisë Administrative Ana e Malit në Bashkinë Shkodër vijon të jetë drejt agravimit. Drejtori i bujqësisë në Bashkinë Shkodër, Alban Sekja shfaq një shqetësim të tillë, teksa inspektoi nga afër disa zona të Anës së Malit. Sekja tha se përmbytjet në zonën e Obotit vijnë si shkak i shkarkimeve të hidrocentralit dhe jo reshjeve të shiut. Nga ana tjetër, Sekja bëri me dije se kanalet e dyta dhe të treta janë funksionale dhe kërkon më shumë kujdes gjatë shkarkimeve.

Ndërsa i pranishëm në inspektim ishte edhe administratori i Njsëisë Ana e Malit, Arben Ceni, i cili bëri me dije se sipërfaqja nën ujë arrin në 230- 240 ha, ndërsa niveli i ujit është rritur gjatë natës me 20-30 cm.

Por, gjithashtu kërkohet njoftim i pushtetit vendor nga autoritetet për të paralajmëruar banorët në zonat më të mundshme për përmbytje. 3 janë zonat nën ujë: Oblikë, Obot dhe Goricë të Muriqanit dhe nën pushtetin e ujit janë sipërfaqe të mbjella me foragjere rreth 3 dynym sera.

Lexoni dhe kete

ARSIMI PROFESIONAL, SHKATERRIMI I TIJ NE VENDIN TONE

Pjesa më e madhe e vendeve që ishin të përfshira në bllokun e sistemit komunist …