Friday , 15 January 2021
Breaking News

30 PLUMBA LOKALIT NE DOBRAÇ, PJETRI: NUK KEMI KONFLIKTE ME ASKËND, ORGANET TË ZBARDHIN NGJARJEN

Disa persona kanë qëlluar me armë në drejtim të lokalit në pronësi të Albert dhe Nikollë Pjetri, të dy efektivë policie. Alberti është efektiv në radhët e Shqiponjave, Nikolla, efektiv i patrullës, ndërsa vëllai tjetër i tyre Vlash Pjetri ka qenë administrator i Njësisë Administrative Rrethina, që përfshin zonën ku ndodhet lokali.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dobraç të Shkodrës. Vlash Pjetri, vëllai i efektivit të Shqiponjave, lokali i të cilit u bë dje shënjestër e një sulmi me armë zjarri ka deklaruar për mediat se ngjarja ka ndodhur një orë pasi lokali ishte mbyllur.

Ai tha se nuk kanë pasur konflikte me askënd duke theksuar se dyshimet më të mëdha i kanë te detyra e Albert Pjetrit në radhët e Shqiponjave…

Dyshimet nuk e di se i kemi bërë gjë dikujt. Kemi punuar me djersën e ballit, pavarësisht punës që bëjnë vëllerëzit. Nuk mund të ngremë dyshime sepse i përkasin policisë. Për punën e vëllait nuk mund të shprehem se punët e policisë i dinë ata vetë. Nuk kemi pasur asnjë konflikt me askënd. As unë për shkak të detyrës që kam qenë administrator…

Policia e Shkodrës në komunikatën e tyre për shtyp shprehet se “Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç, ku disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P., banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lexoni dhe kete

BURG PER TE DYSHUARIN E SULMIT ME TRITOL NE SHENGJIN

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, të arrestuar si i dyshuar …