Sunday , 29 November 2020

30 VITE BURG PER BUJAR KUÇI

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca ndaj Bujar Kuçit, i cili në nëntor të 2017 vrau nipin e tij me thikë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Në shtëpinë e tij, Bujar Kuçi ka qëlluar disa herë me thikë, nipin e tij Mirsad Kuçi. Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin ndaj tij, i cili u denua me 30 vite burg. Në seancat e me parshme  të zhvillura në Krimet e Rënda Bujar Kuçi e ka pranuar krimin, duke u justifikuar se e ka vrarë nipin e tij për tu vetëmbrojtur. Shkak i kësaj ngjarje makabre, që tronditi opinionin publik një vit më parë, ishte një qen.

“Unë e vrava nipin, por e kam bërë për vetëmbrojtje. Kam qenë në banesën time, kur vëllai dhe nipi kanë shkelmuar derën e banesës time dhe më kanë tërhequr me dhunë, duke më çuar në kuzhinë. Aty, për rreth 5 minuta jam rrahur rëndë me grushte dhe shkelma. Si fillim nga nipi, pastaj nga vëllai im”, u shpreh Bujar Kuçi.Më tej ai tregon se sherri nisi për qenin që kishte blerë Misardi për djalin e tij. Kuçi tregon se qeni i tyre i bënte rrëmujë shtepinë dhe i prishte këpucët e tij. Tashmë Bujar Kuçi do duhet të presë edhe vendimin e Apelit të Krimeve të rënda në lidhje me vendimin e dhënë për masën e caktuar ndaj tij.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …