Në 30 vjetorin e Partisë Republikane, kryetari i kësaj force politike, Fatmir Mediu, vlerësoi historikun dhe rolin e Partisë Republikane në këto 30 vite pluralizëm.
Ai kërkoi bashkimin e gjithë politikës së djathtë, sepse ka bindjen që e djathta, në mënyrë të padiskutueshme, mbart më shumë vlera, në respekt të njerëzve, në respekt të vendit, në respekt të kombit, për t`a bërë Shqipërinë Europiane.
Rama po e shkatërron çdo gjë të ndërtuar në këto 30 vite sepse e ka nisur çdo gjë me zero shtoi Mediu.
Sipas Mediut, e djathta duhet të bashkohet, por jo për të shërbyer si aneks apo qoshe rehatie për këdo politikan apo parti politike.