“300 HADITHE”, LIBRI ME I RI I MYFTIUT TE SHKODRES

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka promovuar pasditën e së hënës librin e tij më të ri të titulluar “300 Hadithe”. Janë 300 hadithe të përzgjedhura nga 10031 hadithet e veprës së madhe të Imam Sujutit, të shoqëruar me komente të pjesshme, që janë përzgjedhur nga vepra e Imam Mennaviut. Para te të fliste për këtë libër, imam Muhade Sytari u nderua me titullin “Nderi i Qarkut Shkodër” nga kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Greta Bardeli.

Më pas, myftiu i Shkodrës komentoi përmbajtjen e këtij libri.

Prezantimi i librit u organizua në medresën e vajzave “Haxhi Sheh Shamia” dhe morën pjesë përfaqësues të besimeve fetare në Shkodër, si edhe të institucioneve të ndryshme, ku u shtruar edhe një iftar për to me rasin e Muajit të Ramazanit.

 

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “4 N 1” NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

2 fotografë dhe 2 piktorë organizuan pasditën e së premtes një ekspozitë në ambjentet e …