31 MAJ, DITA BOTERORE KUNDER DUHANIT

31 Maj shënohet si Dita Botërore kundër Duhanit. E ftuar në emisionin “Mirëmëngjes” në Tv Rozafa ishte kryeinspektorja e shëndetësisë Shkodër, Arsida Tyli. Ajo tha se stina e dimrit është shoqëruar me penalitete të shumta në subjektet private për përdorimin e duhanit në ambjente të mbyllura. Por, janë ushtruar kontrolle edhe në subjekte shtetërore.

Ajo pranon se ka një rritje të ndërgjegjësimit nga viti në vit për ndalimin e konsumimit të duhanit në ambjente të mbyllura.

Por, nga ana tjetër, sipas kryeinspektores së shëndetësisë Shkodër, ka një rritje të konsumimit të duhanit tek të rinjtë.

 

Lexoni dhe kete

ZBULOHET QYTETI ANTIK NE BUSHAT

Nje qytet Ilir i cili daton nga shekulli i 6 para eres sone eshte zbuluar …