31 MAJ, PROTESTA E RADHES E OPOZITES NE TIRANE

Edhe pse protesta e opozitës së bashkuar kaloi paqësore e pa incidente të dhunshme, policia ka nisur shoqërime të protestuesve të cilët janë kapur në shkelje të ligjit. Mësohet se rreth 7 protestues janë shoqëruar në ambjentet e komisiariatit numër 1 në Tiranë, pas incidenteve të shënuara para parlamentit në protestën e opozitës. Drejt komisariatit është drejtuar edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, si edhe përfaqësues të forumit rinor demokrat. Ndërsa turma e protestuesve iu drejtua parlamentit, disa prej protestuesve ndeznin zjarr, ndërsa qëlluan me sende të forta në drejtim të policisë, c’ka bëri që FNSH të kalojë në gatishmëri duke ndezur edhe autobotet e ujit për largimin e turmës. Por ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i cili kërkoi nga protestuesit të mos përshkallëzonin më tej situatën duke dhënë mesazhe paqeje në protestë.

Nga ana tjetër, vetëm pak minuta pas mbylljes së protestës së gjashtë kombëtare, nga Partia Demokratike ka ardhur dhe konfirmimi për protestën e ardhshme, e cila do të jetë me 31 maj. Protesta është vendosur më 31 maj, në ditën kur kreu i maxhorancës Edi Rama ka deklaruar se nis zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Me sa duket ky vendim ka ardhur pas mbledhjes që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi në selinë e PD me ish-deputetët, kryetarët e degëve të pd dhe kryetarët e bashkive. Megjithëse u tha se do ishte një mbledhje falënderuese, me sa duket ka pasur si qëllim edhe përcaktimin e datës së protestës së radhës. Nuk dihet se si do të jetë 31 maji për Tiranën kur nga njëra anë maxhoranca do të hapë fushatën me shumë mundësi në kryeqytet dhe opozita nga ana tjetër do të protestojë.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET BOSHATISËN ARKËN E SHTETIT

Treguesit kryesorë të buxhetit për periudhën 7-mujore paraqiten të zhbalancuara për arsye se, shpenzimet u …