Monday , 26 October 2020

34 MIJE APLIKIME PER AZIL DREJT GJERMANISE

Ne diten e dyte te konferences me teme ““Emigrimi ne kohet moderne, sfida dhe pasoja” jane bere publike edhe shifrat e kerkesave per azil drejt Gjermanise. Sekretari i dyte i shtetit Gjerman Michael Gumprich tha se ka patur 34 mije raste, por qe nuk mund te perfitojne pasi ne tetor te vitit te kaluar Shqiperia u rendit mes vendeve te sigurta. “34 mije kerkesa per azil nga Shqiptaret.Nga keto 34 mije kerkesa vetem 10 raste kane marre statusin e refugjatit.Keto 10 raste kane qene shqiptare te martuar me persona te cilet e kane patur me pare nje status refugjati. 69 raste jane marre  ne mbrojtje  subsitare ne zonen europiane, kur shteti shqiprat nuk permbushte kushtet apo keta persona ndiheshin te dhunuar. Ndersa 65 raste jane marre ne mbrojtje kombetare pasi jane te rrezikuar nga kriminele ose nga gjakmarrja. Rastet e semundjeve po ashtu kane qene tejet te rralla. Per azilkeruesit kemi nje keshille, vitin e kaluar jeni shpallur vend i sigurte, prandaj mos tentoni per azil politik. Nese vjen dhe kerkon azil nje person ai merr 10 muaj ndalim hyrje ne bashkimin europian, nese tenton serish debohesh per 13 muaj, ndersa ata qe tentojne te futen ilegalsiht, padija nuk te mbron nga gjoba.”- theksoi Gumprich.

Kryebashkiakia Voltana Ademi nga ana tjeter tha se gjate ketyre 2 viteve shqiptaret kane emigruar masivisht, pasi ne vendin e tyre u ka humbur shpresa.

Sekretari Gjerman keshilloi qe te mos kete aplikime per azil, por vetem ne menyre ligjore ne rast te studimeve, pasi penalzimet nga shteti Gjerman do te jene te forta.

Lexoni dhe kete

VJERDHA: TË HËNËN RIKTHEHEM NË PUNË

Nga e hëna, Fuat Vjerdha do të kthehet në krye të Gjykatës së Apelit të …