Tuesday , 28 January 2020

35 BANESA TË DËMTUARA NGA TËRMETI NË BASHKINË SHKODËR

Bashkia Shkodër ka shpërndarë për mediat një informacion mbi konstatimet e realizuara në territorin e Bashkisë pas tërmetit të datës 26 nentor 2019. Kështu bëhet e ditur se kërkesa të regjistruara në Bashki janë 114, ndërkohë ka pasur 71 subjekte të inspektuara me akt konstatimi, ku nga këto rezultojnë:
• Banesa 48
• Institucione 22
• Infrastrukture 1

Ndërkohë në proçes konstatimi janë 43. Sipas Bashkisë, ndërtesa të dëmtuara seriozisht dhe që kërkojnë ekspertizë në vlerësimin dhe përpilimin e aktit përfundimtar nga Instituti i Ndërtimit janë 35. Më datën 04.12.2019, Bashkia Shkodër i është drejtuar me shkrese zyrtare “Kërkesë për mbështetje eskpertize”, Prefektit të Qarkut Shkodër Çesk Millja, kryeministrit Edi Rama, me kërkesën urgjente për ekspertë të specializuar për të realizuar inspektimin më të thelluar dhe përpilimin e aktit përfundimtar të vlerësimit për 35 objektet e dëmtuara seriozisht.

Njekohësisht është kërkuar edhe mbledhje e jashtëzakonshme e shtabit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës Shkodër për vlerësimin dhe marrjen e një vendimi lidhur me situatën e krijuar për qytetin e Shkodrës. Por, deri më tani Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje lidhur me kërkesën e saj.

Lexoni dhe kete

DEBATE PËR KINEMA “MILLENIUM” NË SHKODËR

Një temë që solli debate në mbledhjen e pasditës të së mërkurës në Këshillin Bashkiak …