Wednesday , 17 January 2018

THETH, SHKRUMBOHET BANESA NGA ZJARRI

Një banese dykateshe ne pronesi te Losh Marashit është shkrumbuar nga flakët e një zjarri te rene në zonën turistike të Thethit, në Dukagjin. Ngjarja ka ndodhur mesditen e kesaj te marte dhe nga zjarri i rene nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë, nga informacionet paraprake dyshohet se shkak për djegien e kullës është bërë nje pakujdesi e banoreve. Keto te fundit i kane vendosur zjarrin disa shkurreve  ne livadh aty prane ndersa era ka perhapur zjarrin i cili ka perfshire edhe banesen brenda pak minutave.

Rruga e amortizuar e ka bere te pamundur nderhyrjen e zjarrefikesve. Kane qene banoret e zones ne bashkepunim me administraten e zonave te mbrojtura ato te cilet kane shuar flaket e zjarrit ne banesen e Marashit e cila eshte shkrumbuar plotesisht. Ne prag te stines se dimrit familja Marashi ka mbetur ne qiell te hapur.

 

 

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …