Thursday , 22 February 2018

36-VJEÇARI NGA LEZHA I VE FLAKEN VETES PARA PARLAMENTIT

Priti rreth 3 jave dhe nuk mori përgjigje për shqetësimin e tij, ndaj edhe e detyruan të ndërmarrë tjeter akt vetevrases. Kështu shprehet babai i Saimti Zallit 35-vjeçarit nga Lezha që tentoj ti jepte fund jetes duke u vetedjegur para parlamentit paraditen e së enjtes. Hamza Zalli thotë se nuk e lejojnë të takojnë dy fëmijet e mitur edhe pse gjykata i ka dhënë të drejte pas divorcit.

Shqetesimet për 35-vjeçarin kanë nisur vetem pas problemeve që i linden pas divorcit me të bashkëshorten, ndaj Hamza Zalli kerkon ndihme për të birin. Ai paralajmeron vetë flijimin e të birit nëse nuk do të ketë zgjidhje për problemin që ai ka.

Televizoni Rozafa ka siguruar një kopje te vendimit të marrë nga Gjykata e Lezhës për zgjidhje martese të Saimir Zallit. Në vendimin e marrë me 23 qershor 2015 thuhet se fëmijet i besohen për rritje dhe edukim Saimir Zallit, duke patur te drejte e paditura Malvina Zalli te mbikqyre rritjen dhe edukimin e femijeve, ti takoje, ti mbaje dhe banoje me femijet nga e premtja e javes se pare dhe te trete te cdo muaji ora 10.00 si dhe gjate muajit gusht te çdo viti.

Lexoni dhe kete

TENTATIVE GRABITJE NE LEZHE, 3 PERSONA NE NDJEKJE NGA POLICIA

Nje tentative grabitje eshte rregjistruar mbremjen e kesaj te merkure ne qytetin e Lezhes. Tre …