Breaking News

4 ATLETË SHKODRANË NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Të shtunën në Turqi do të zhvillohet kampionati ballkanik i atletikës në salla të mbyllura. Në ta padyshim që do të marrin pjesë atletët të mirë të këtij Rajoni dhe jo vetëm atij. Padyshim që nuk mund të mungojë në këtë eveniment të rëndësishëm edhe kombëtarja shqiptare. Por ajo çka është më interesante ka të bëjë me faktin se pjesë e kësaj kombëtareje do jenë shtatë sportistë dhe ndër to, katër janë shkodranë. Bëhet fjalë për Izmir Smajlajn, Franko Burrajn, Gledi Hallunaj dhe Muhamet Çengeli. Kuptohet që vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar tek kampioni i Europës Izmir Smajlaj. Ai edhe në këtë eveniment do të synojë të zërë vendin e parë dhe kuptohet edhe të thyejë rekordin në garën e kërcimit së gjati.

Me interes pritet edhe pjesmarrja e atletit të Vllaznisë Franko Burraj. Ai do të konkurrojë në 400 metra dhe do të synojë thyerjen e rekordit kombëtar të kësaj disipline të cilën e vendosi pak kohë më parë vetë ai në Lojërat Mesdhetare Rinore. Por Burraj, që në Kampionatin Ballkanik do të jetë sërish i shoqëruar nga trajneri i tij Bruno Rrotani, do të tentojë edhe për marrjen e medaljes në këtë garë. Nga ana tjetër, paraqitje të mirë tentojnë të bëjnë edhe dy atletët e tjerë të Vllaznisë, Gledis Halluni dhe Muhamet Çengeli të cilët do të konkurrojnë në garën e kërcimit trehapësh dhe në 200 metra. E rëndësishme është që atletët shkodranë do të përbëjnë më tepër se gjysmën e ekipit kombëtar shqiptar që do të marrë pjesë në këtë Kampionat Ballkanik duke treguar edhe njëherë tjetër se mbeten furnizuesit kryesorë të kombëtares shqiptare, por njëkohësisht edhe më të suksesshmit e saj.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ TË REJAT E VLLAZNISË DREJT KALIMIT NË FINALE

Volejbollistet e reja të Vllaznisë kanë hedhur hapin e parë të rëndësishëm drejt kalimit në …