Monday , 26 October 2020

4 BOKSIERĖ TĖ VLLAZNISĖ PJESMARRĖS NĖ “ADEM JASHARI”

Katėr boksierė tė Vllaznisė bashkė me trajnerin Zef Gjoni janė nisur paraditen e sė premtes drejt Kosovės ku do tė marrin pjesė nė turneun ndėrkombėtar “Adem Jashari” qė zhvillohet ēdo vit nė kėtė vend. Bėhet fjalė pėr sportistėt Vuksan Guri qė do tė konkurrojė nė peshėn 52 kilogramė, Arjon Kajoshi nė 75 kilogramė, Syrjan Marinaj nė 81 kilogramė dhe Nelson Hysa nė peshėn super tė rėndė. Por pėrveē katėr boksierėve shkodranė, pjesė e ekipit tonė kombėtar do tė jenė edhe katėr sportistė tė tjerė.

Bėhet fjalė pėr durrsakun Ardit Murja qė do tė konkurrojė nė peshėn 56 kilogramė, vlonjati Krenar Zeneli nė peshėn 60 kilogramė dhe tiranasit, Denis Nurja nė 69 kilogramė e Indrit Laēi nė 91 kilogramė. Siē shikohet, pėrbėrja e ekipit tonė kombėtar ėshtė thuajse e plotė dhe natyrisht qė do tė kėrkohet njė paraqitje e mirė e sportistėve tanė pėr tė zėnė disa vende tė para. Megjithatė nuk do tė jetė e lehtė. Kjo ngaqė ka njė pjesmarrje tė konsiderueshme sepse pėrveē boksierėve nga Kosova dhe Shqipėria ka edhe nga Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Greqia, Ēekia, Belgjika, Polonia dhe Italia.

Pra, janė 10 shtete pjesmarrėse tė cilėt me boksierėt e tyre do tė masin forcat nė ringun e Prishtinės. Ndeshjet gjysmėfinale do tė zhvillohen ditėn e shtunė nė pallatin e sportit tė Prishtinės ndėrsa finalet do tė jenė ditėn e dielė. Trajneri i kombėtares tonė Zef Gjoni pėrpara nisjes pėr nė Kosovė ka deklaruar se forma sportive e boksierėve tanė ėshtė pėrgjithėsisht e mirė dhe objektivi ėshtė padyshim qė tė zėnė 2-3 vende tė para. Nuk pėrjashtohet mundėsia tė ketė edhe mė shumė megjithatė gjithēka do tė varet edhe nga shorti por edhe nga niveli i boksierėve tė tjerė pjesmarrės.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PƋRBALLƋ KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mƋsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …