4 MLN EURO PER RIKONSTRUKSIONIN E XHAMISE SE PLUMBIT

Qeveria e Turqisë pritet që të financojë një projekt për restaurimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër, si një objekt kulti i një rëndësie të veçantë dhe ta mbrojë atë nga përmbytjet. Zëvendëskryeministrja Senida Mesi panë nga afër xhaminë e Plumbit.

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk tha se është e rëndësishme të ruajmë trashëgiminë kulturore dhe t’ja transmetojmë brezave të ardhshëm.

“Në përgjigje të ftesës që zëvendëskryeministrja na bëri për të vizituar Shkodrës kemi ardhur bashkë me një grup ekspertësh dhe jam tepër i lumtur që ndodhem këtu. Me Shqipërinë, me këtë vend mik dhe vëlla kemi shumë vepra të përbashkëta historike dhe kulturore dhe detyra jonë është që trashëgiminë e përbashkët kulturore ta ruajmë dhe t’ja transmetojmë sa më mirë brezave të ardhshëm. Jemi të lumtur dhe krenarë që këtu punë po e bëjmë bashkë me ju”.

Ambasadori turk i pyetur nëse Turqia po tenton që përmes ndërhyrjeve dhe investimeve të ndryshme të keqinterpretojë historinë dhe ta ndryshojë atë, Yoruk hodhi poshtë këto pretendime që vijnë nga zëra të ndryshëm në Shqipëri duke thënë se janë sipërfaqësore dhe të pambështetura.

“Varet si e shikon, ku ndodhesh dhe si e shikon. Ne kemi marrëdhënie tepër të veccanta me vëllezërit tanë shqiptar, interpretime të tilla janë tepër sipërfaqësore, janë komente tepër sipërfaqësore dhe të pambështetur në tokë. Qëllimi ynë bashkë me Shqipërinë, me frymëzimin që të marrim nga e kaluara e përbashkët, me anë të mekanizmit të bashkëpunimit dhe me anë të projekteve të përbashkëta, të ndërtojmë sëbashku të ardhmen në të mirë të dy popujve. Nuk ka asnjë qëllim ose pikësynim tjetër”.

Xhamia e Plumbit gëzon statusin e monumenteve por prej çdo viti thuajse përmbytet nga ujërat e lumit Drin duke bllokuar hyrjen në xhami që besimtarët të kryejnë faljen. Tashmë me këtë investim pritet që përveç restaurimit të shmangen njëherë e mirë edhe përmbytjet.

Lexoni dhe kete

VIHET NE SKENE KOMEDIA “LUFTA DHE PAQJA….PA PILAF”

Mes humorit dhe mesazheve të shumta, mbrëmjen e së martes u vendos në skenën e …