Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

4 NDESHJE PA TIFOZË, VLLAZNIA APELON DËNIMIN E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

Hedhja nga tifozët shkodranë e shisheve plastike dhe e sendeve të tjera të forta, çka sollën edhe ndërprerjen disa herë të ndeshjes Vllaznia- Tirana, është dënuar me zhvillimin e katër ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin “Loro Boriçi”. Një dënim I rëndë, kur ke parasysh se incidente të tilla kanë ndodhur edhe në ndeshje të tjera të kampionatit shqiptar, por nuk ka patur dënime kaq të ekzagjeruara. Klubi I Futbollit Vllaznia ndërkohë ka ndër mend ta apelojë këtë vendim të Komisionit të Disiplinës sepse sipas tij, reagimi I tifozëve ka patur një shkak shumë madhor: Irritimin për shkak të vendimeve të njëanshme të arbitrit Enea Jorgji.

Në fakt, historia e kontestimeve të këtij arbitri që mban edhe stemën e FIFA-s nuk ka filluar sot. Gjatë ditës së sotme është publikuar një shkresë e shkurtit të vitit 2017 kur Vllaznia ankohej në Federatën Shqiptare të Futbollit po për këtë arbitër, madje duke e shpallur atë “non grata”. Ndodhte kështu pikërisht pas disa vendimeve qesharake të tij që sollën më pas edhe eliminimin e skuadrës shkodrane nga Kupa e Shqipërisë, pikërisht në ndeshjen çerekfinale ndaj Teutës kur ai akordoi një 11-metërsh të paqenë në favor të durrsakëve dhe më pas, edhe lejimin e një aksioni me faull që solli golin e dytë dhe eliminimin e kuqebluve nga ky kompeticion.

Tashmë gjërat përsëriten. Vllaznia ankohet sërish për arbitrin Jorgji sepse këtë herë me vendimet e tij jo vetëm I humbi ndeshjen ndaj Tiranës, por edhe irritoi tifozët duke sjellë më pas edhe dënimin katërjavor të stadiumit “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ TË MARTËN ORA 18.00 VLLAZNIA – PEJA

Sfidat e kombëtares shqiptare do t’i lënë vendin ndeshjes së Ligës Ballkanike në mes Vllaznisë …