Wednesday , 21 February 2018

“40 HADITHE ME NGA DY POROSI” NGA TEOLOGU HAMJA

Ne kuader te aktiviteteve dhe ne perkujtim te lindjes se profetit Muhamed a.s, Myftinia Shkoder organizoi pasditen e se Premtes aktivitetin per promovimin e librit “40 hadithe me nga dy porosi”. Libri i autorit Lavdrim Hamja, qe eshte edhe imam ne xhamine e “Dy Vajzave” ne qytetin e Shkodres u promovua ne ambjentet e biblotekes “Marin Barleti”. I pranishem ishte edhe myftiu i Shkodres, Imam Muhamed Sytari, i cili vleresoi punen e bere nga teologu Hamja.

Libri me titull “40 hadithe me nga dy porosi” qe flet per moralin e nje besimtari vjen si vazhdim i disa librave te tjere te promovuar nga teologu Hamja, qe kane te bejne me hadithe per permiresimin e diturise, per rendesine e agjerimit dhe Ramazanit dhe per miresine e Kuranit.

Lexoni dhe kete

4 MLN EURO PER RIKONSTRUKSIONIN E XHAMISE SE PLUMBIT

Qeveria e Turqisë pritet që të financojë një projekt për restaurimin e xhamisë së Plumbit …