463 VJETORI I “ MESHARI”-t BUZUKUT

463 vite më parë Don Gjon Buzuku do njoftonte se ka përfunduar “Mesharin”, librin e parë në  gjuhen Shqipe. Me 1555 Don Gjon Buzuku meshtari në fshati në fshatin Brisk Poshtë të Ljarës së Shestanit në breg të Liqenit të Shkodrës do përfundonte librin e parë shqip, I cili do ishte një shërbim për meshët. Për studjuesin njëherës edhe kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër Zija Vukaj, është një shërbim shumë I madh që I bëhët letërsisë dhe shkencës së gjuhës shqipe me “ Mesharin”.

Nga ana tjetër profesor Vukaj shprehet se kanë qenë shumë studjues që I kanë kushtuar vitet e studimeve “Mesharit” si Kolë Ashta dhe Eqerem Çabej.

Në bibliotekën e qytetit të Shkodrës ndodhet një fotokopje e origjinalit të “Mesharit” të sjellur në vendin tonë në vitin 1929 nga At Justin Rrota, ndërsa studjues të shumtë si  Dom Nikollë Gazulli, At Justin Rrota, Kolë Ashta kanë studjuar gjatë këtë vepër e cila sot në Shqip është e transkriputar dhe e transliteruar nga Eqerem Çabej.

Lexoni dhe kete

613 VJETORI I LINDJES SE SKENDERBEUT

Lezha ka sjellë në kujtesë heroin tonë kembëtar Gjergj Kastriotin Skëndërbeun, në 613-vjetorin e lindjes …