47-VJEÇARI VRET ISH-GRUAN DHE VELLANE E SAJ

Vëlla e moter u ekzekutuan me armë zjarri mbrëmjen e së martës në fshatin Kodër Rrëshen të Mirditës. Viktimat janë Esmeralda dhe Vladison Filopati përkatësisht 36 dhe 34-vjeç, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 20 e 40 minuta të mbremjes. Autori krimit i këtij krimi të rëndë është ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Kolecaj i cili është shpallur në kërkim nga policie. 45 vjeçari nga fshati Zejmen i Lezhës i kishte zënë pritë viktimave pranë banesës së tyre, teksa ish-gruaja e tijë me të vëllanë po ktheheh nga puna sëbashku me vëllanë e saj.

Autori ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj tyre, teksa po i afroheshin baneses. Të shtënat kanë tronditur gjithë familjen Filopati, përfshirë dhe 3 vajzat e mitura të Esmeraldës që ndodheshin në shtëpi me gjyshërit. Vëlla e moter kanë gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autori ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke përfituar dhe nga errësira dhe terreni i pyllëzuar. Forca të shumta policie janë mobiliuzuar për kapjen e tijë, ndërsa në ndihmë të policisë së Rreshenit kanë shkuar edhe forcat RENEA dhe ata të ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës, por pa mundur ende të bien në gjurmet e 47-vjeçarit.

Gjithashtu për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit. Fatmir Kolecaj ishte një person me precedentë të mëparshem penal, i dënuar me 3 vite burg për dhunë në familje dhe e armbajtje pa leje. Në vitin 2017 ai ishte arrestuar nga policia, pasi kishte goditur me sende të forta bashkëshorten dhe e këcënonte se do të vriste, ndërsa në momentin e ndalimit ju gjet edhe një armë zjarri pa leje.

Pasi kishte kryer dënimin, autori vazhdonte dhe e kërcënonte nënën e tre fëmijëve, duke e detyruar atë që prej 1 viti, kohë kur Fatmiri kishte lënë qelinë te marre urdhër-mbrojtje. Gjithashtu pas divorcit ajo me vajzat qendronte në familjen e saj dhe nën kujdesin e të vëllait, por të gjitha këto nuk e ndalën 47-vjeçarin i cili mbrëmjen e së martës u mori jetën ish-gruas dhe vëllait të saj.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, ARRESTOHET NJË 29-VJEÇAR

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin …