Saturday , 7 December 2019

5 BOKSIERË JAVËN TJETËR NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Javën e ardhshme në Antalia të Turqisë do të zhvillohet Kampionati Ballkanik I boksit, aktivitet ky që zhvillohet për herë të parë sivjet. Në të do të marrin pjesë sportistët më të mirë të gjithë vendeve të Rajonit, përfshi këtu edhe ato të Shqipërisë. Federata përkatëse ditët e fundit bashkë me stafin e ekipit kombëtar, kanë bërë edhe përzgjedhjen e sportistëve që do të përfaqësojnë vendin tonë në këtë aktivitet ballkanik. Ai do të jetë I përbërë nga 5 sportistë dhe pikërisht nga Ardit Murja që konkurron në peshën 57 likogramë, Alban Beqiri 69 kilogramë, Arjon Kajoshi 75 kilogramë, Indrit Laçi në peshën 91 kilogramë dhe Albert Kapaj në peshën super të rëndë.

Ndërkohë trajnerë të ekipit kombëtar do të jenë tre shkodranë, pikërisht Zef Gjoni, Sead Bushati dhe Jozef Sermi. Ndërkohë, duket se nuk do të marrë pjesënë këtë event boksierja shkodrane Elsidita Selaj ngaqë kohët e fundit ka patur një dëmtim dhe ende nuk është e gatshme për t’u ngjitur në ring. Kampionati do të nisë më datë 10 dhjetor dhe do të mbyllet pas 5 ditësh teksa pritet të ketë një konkurrencë të fortë në mes boksierëve pjesmarrës. Megjithatë kombëtarja shqiptare pritet që të futet në zonën e medaljeve, madje në dy- tre pasha do të synojë edhe të artat.

Kuptohet që pritshmëria më e madhe është tek boksierë si Kajoshi, Beqiri e Murja, por nuk përjashtohet që këtë gjë ta bëjnë edhe Kapaj e Laçi. E rëndëssihme është që Shqipëria të mos dalë pa medalje nga ky aktivitet sepse këto vitet e fundit tashmë jemi mësuar të jemi I suksesshëm dhe kjo do të bënte që edhe sporti I boksit të përfaqësohej denjësisht me vendet e Ballkanit dhe të matej si I barabartë me ta, pavarësisht vështirësive që vazhdojnë t’I shoqërojnë sportistët tanë.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …