5 DITE ME PARE MINISTRI GJIKNURI LAJMEROI AKSIONE NE AKSET KOMBETARE

Vetëm 15 ditë kohë kane te gjithe bizneset qe te heqin nga akset kombetare tabelat e spoteve. Ky nje urdher i dhene 5 dite me pare nga ministri i energjitikes Damian Gjiknuri i cili tha se në përfundim të këtij afati, strukturat përkatëse do të ndërhyjnë në të gjithë akset kombëtare. Nuk do të ketë asnjë tolerancë. Në përfundim të të gjitha fazave të operacionit, hyrje-daljet e akseve kombëtare, nyjet dhe hapësirat do të pastrohen plotësisht. Por ne akset kombetare Tirane-Shkoder dhe Shkoder-Hani i Hotit asgje nuk ka ndryshuar

Pavarsisht se kane kaluar 5 dite nga ky lajmerim i ministrise se energjitikes, ende ne drejtorine e autoritetit verior te rrugeve nuk ka mberritur asnje shkrese prane ketij institucioni. Zyrtarisht thuhet se ne te gjithe vendin vetem karburante te evidentuara jane 1 mije te tille, por se sa jane ne qarkun Shkoder, ARRSH dega e veriut nuk di te thote, pa shtuar ketu objekte te tjera sherbimi, lokale, shtepi apo tabela te reklamave. Ndertimet duhet te jene 60 metra larg rruges, ne akset e kategorise interurbane 40 m, dhe ne rruget e kategorise urbane 20 metra larg rruges.

Sa jane rrespektuar ne Shkoder? Kjo nuk ka nevoje per shume komente pasi nje vezhgim i thjeshte tregon qarte se pergjate ketij aksi ka nje numer te larte banesash ne afersi te rriges e po ashtu tabela spotesh

Lexoni dhe kete

TERMETI DEMTON BANESAT NE SELITE TE KURBINIT

Termeti i një ditë dite më parë ka sjellë dëme ne zonen e Kurbinit.Dy banesa …