Wednesday , 25 April 2018

5 TE SHOQERUAR PER GRABITJEN NE DOBRAÇ

5 persona janë shoqëruar në polici deri më tani por pa pasur një të dyshauar për grabitjen e kryer në Dobraç të ri të Shkodër. Nga ana tjetër grupi hetimor I ngritur për këtë rast ka nisur punen në terren duke marrë edhe dëshmitë e banorëve të zonës rreth mjetit tip “Alfa Romeo” I cili është përdorur nga grabitësit. Sipas të dhënave mësohet se mjeti ka qenë me xhama të zinjë dhe ka qarkulluar disa ditë më parë në zonë, ndërsa dyshohet se një ditë më parë ka vëzhguar edhe lëvizjet e djemeve të familjes Selimi duke bërë kështu edhe planin e aksionit për të kryer grabitjen e 5000 eurove.

Orari I grabitjes së shtëpive në këtë zonë sipas policisë dëshmon se kemi të bëjmë me grup të mirëfillt criminal dhe se ata marrin gjitha masat paraprake, duke sulmuar shtëpitë e familjeve të cilat kanë biznese. Kjo është grabitja e katërt në zonë dhe gjitha grabitjet janë kryer në të njëjtën orë dhe me të njëjtin automjet, theksoin burime nga policia. Ndërsa vetëm rasti I familjes Selimi është denoncuar në polici. Pas kësaj policia ka nisur hetimin duke marrë edhe dëshmit edhe për tre grabitje të më parshme të kryera në zonë. Sipas policisë ky grup criminal synon gjithmonë orarin kur në shtëpi nuk ndodhet aksush dhe ka informacion të mjaftueshëm se aty mund të gjënden para, pasi deri më tani në asnjë nga grabitjet e kryera nga ky grup criminal nuk janë vjedhur orendi apo snede tjera me vlerë por vetëm para. Policia dyshon se kemi të bëjmë me një grup të ri kriominal që merret me grabitje në Shkodër, por fakti I mos denoncimit të vjedhjeve të më parshme e vështirëson punen në terren.

Lexoni dhe kete

KAPET ME 3 PAKO ME LENDE NARKOTIKE, ARRESTOHET 26-VJEÇARI

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimijn e një 26-vjeçari që tentoi të kalojë …