Breaking News

5 VRASJE NE 2017 NE SHKODER

Nga 1 janari I këtij viti e deri më tani në Shkodër kanë ndodhur pesë vrasje, mes tyre edhe krim në familje. Në korrik të këtij viti në fshatin Guci e re, shtetasi Beqir Xhilaj vret me armë gjahu çifte gruan e tij Lumturije Xhilaj ndërsa mësohet se fillimisht e ka raportuar si vetë vrasje por ka qenë hetimi I policisë ai që ka nxjerrë autorin e saj. Me 1 korrik në Shkodër mbeti I vrarë me armë zjarri pistoletë mjeku Ilir Alija, ndërsa autor I kësaj vrasje është fqinji I tij Dritan Ymeri, shkak një konflik për punimet që po kryente mjeku në soleten e përbashkët të pallatit.

Mirsad Kuçi vritet nga xhaxhai I tij Bujar Kuçi, një konflik për oborrin e përbashkët ka cuar deri edhe në konflikte të ashpra mes tyre, ngjarje e ndodhur me 23 korrik. Në muajin nëntor pas një konflikti banal në lagjen Guerile të Shkodrës, vritet me armë zjarri I riu Hermes Beqiri, ndërsa autor I vrasjës është Elvis Hoxha. Vrasja e shtetasit Angjelin Shkambi është edhe vrasja e pestë në Shkodër ndërsa autori I dyshuar nga policia Artan Koçeku ende nuk është arrestuar. Ndërsa kemi edhe një numër të madh plaosjesh gjatë këtij viti në Shkodër që sipas shifravve janë rreth 20 plagosje me armë zjarri dhe me mjete të prehta.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE HANI – HOTIT NJE 32-VJEÇAR

Një 32 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kaloi ilegalisht …