50 FAMILJE NE TROSHAN TE LEZHES PA ENERGJI ELEKTRIKE

Prej 3 ditesh 50 familje në fshatin Troshan të Lezhës vuajnë mungesen e energjisë elektrike. Shkak për këtë situatë është bërë djegia e transformatorit që furnizon me energji banoret, ndërkohë nga shkëndija elektrike janë djegur dhe paisjet shtepiake të shumë familjeve.

Banoret thonë se transformatori i cili është zevendosuar dy javë më parë nuk është vendosur në parametrat e duhur, ndaj është djegur sërish duke ju shkaktuar dhe dëme.

Operatori i Shpërndarjes së Enegjise Elektrike është vënë në dijeni të problematikes, por ende nuk ka marrë asnjë masë për zevendesimin e transformatorit dhe rikthimin e energjisë elektrike për banoret.

Lexoni dhe kete

HAXHIJA: TAMPON VETËM PËR PERSONAT ME SIMPTOMA

Teste tamponi ka mjaftueshëm në Shkodër, por nuk ka për persona që thjesht duan të …