Wednesday , 30 September 2020

50 INFERMIERË TË RINJ I SHTOHEN SPITALIT COVID-2

50 infermierë të rinj i bashkohen stafit mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” në luftë kundër Covid19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka takuar infermierët e rinj në spitalin Covid-2, duke theksuar se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë.

Manastirliu deklaroi se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.

Pavarësisht marrjes së masave, numri i të infektuarve në vend me Covid-19 vijon të jetë i lartë.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …