50 VJET NGA DENIMI I DYTE I AT PJETER MESHKALLA

Me 19 korrik të 1967 Gjykata e Shkodrës me vendim nr. 44 ka deklaruar fajtorë At Pjetër Meshkallen me 10 vite heqje lire dhe me konfiskim pasurie. Vendim I cili u la në fuqi edhe nga Këshilli Gjyqësor I Kolegjit Penal të gjykatës së Lartë.

At Pjetër Meshkalla do denohet nën akuzen “ Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor d.m.th. ka kryer krimin e parashikuar nga neni 73/1 I K.P”…

Ai ishte 65 vjec kur u denua për herë të dytë. Vuajtjet për të nuk do kenë mbarim, e ndërsa ai asnjëherë nuk u ndal së kryeri ritet fetare për personat që e kanë kërkuar këtë. Atë Meshkalla lindi në Shkodër më 26 shtator 1901, ndërroi jetë më 28 korrik 1988.  Atë Pjetër  Meshkalla është një nga figurat më të ndritura të klerit katolik shqiptar, simbol i martirizimit të Kishës katolike e të popullit të vuajtur shqiptar në periudhën e regjimit komunist, dëshmitar dhe mbrojtës i paepur i fesë në Zotin dhe i të drejtave njerëzore. 26 shtator 1901 – 28 korrik 1988: ndërmjet këtyre dy datave shtrihet jeta e jashtëzakonshme e jezuitit shqiptar Atë Pjetër Meshkallës nga Shkodra, ku kishte lindur. E ndërmjet këtyre dy datave kemi një mori ngjarjesh që karakterizuan jetën e tij: fillimisht studimet në Seminarin Papnor në Shkodër, për të vijuar pastaj studimet tjera në Linc të Austrisë, në Goricë të Sllovenisë, në Napoli të Italisë e deri te shugurimi meshtarak i Atë Pjetër Meshkallës në Shkodër më 1931.

Kryetarit të Këshillit të Ministrave – Mehmet Shehu­ Tiranë

Shkëlqesë,

 

Pardje, me 3­.IV­.1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendet sot në Shkodër,

kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhet t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë shërbim fetar, as edhe privatisht: Këtë e ka vendosë populli!

Mendova të drejtohem me kët letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut. Sa për libra të mij, gjana kishtare etj. le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe. Por, unë dëshroj të çfaqë disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekshme e Autorit, në mos i dorzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj personi o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e

tija. Spekullimet e shpërdorimet goditën.

Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vajë, si përfaqësuesin e fesë së vet.

Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë personat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.

Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjigje, populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh? Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhen, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kanë frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë!

Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kem frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm at efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.

Unë tham se, me këte luftë kundra fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur, në vjetin 1945, në

Tiranë, me 8 mars, unë, u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët:

“Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqsore!”.

Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë ma anmiqsore  në 22 vjetë, sa i keni ba vedit.Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Krytarit të Këshillit të Ministrave – Mehmet Shehu – në Kryeministri –

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “MANIPULATION” NE MUZEUN “MARUBI”

E kuruar me mjeshtëri  nga Luçjan Bedeni, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “ Marubi”, është …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin