500 MIJE VIZITORE NE BASHKINE SHKODER GJATE VITIT 2017

2017 ka shënuar një rritje të fluksit të vizitorëve në Bashkinë Shkodër. E konkretisht në zonat e Velipojës, Thethit dhe qytetin e Shkdorës, që janë edhe 3 polet kryesore të zhvillimit në territorin e Bashkisë Shkodër. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga drejtori i turizmit në Bashkinë Shkodër, Gentian Mema.

Mema shton se zona e Thethit ka qenë e frekuentuar, ku numri i turistëve nga qytetet e Shqipërisë  ka pësuar rritje në 2017. Gjithashtu, Thethi përfshihet në paketat turistike të turistëve vendas, ndërkohë përsa i përket shifrave 500 mijë vizitorë janë rregjistruar në Bashkinë Shkodër gjatë 2017.

Drejtori i turizmit në Bashkinë Shkodër thekson se edhe 2018-ta pritet të jetë një vit që do të sjellë të ardhura për Bashkinë Shkodër në sektorin e turizmit.

Lexoni dhe kete

JAVA OLIMPIKE NE GJIMNAZIN “OSO KUKA” SHKODER

Në kuadër të javës Olimpike, gjimnazi “Oso Kuka” organizoi këtë të hënë aktivitetin final për …