549- VJETORI I VDEKJES SE SKENDERBEUT, FRROKAJ: 2017-ta DO TE JETE VIT PERKUJTIMOR

2017-ta do te jete per Lezhen nje vit perkujtimor ne nderim te jetes dhe vepres se heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Kete lajm e ka bere publik kreu i bashkise Fran Frrokaj gjate aktivitetit nje perkujtim te 549- vjetorit te vdekjes se heroit.

Ndersa i eshte referuar figures se Skenderbeut, kryebashkiaku i Lezhes ka kerkuar nga parlamentaret aktual qe te mos e mbyllin legjislaturen 4 vjecare pa shpallur 2 Marsin si feste mbarekombetare, pasi kjo ngjarje eshte e tille ka theksuar Frrokaj.

Ne aktivitetin perkujtimor te vdekjes se heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, krahas autoritete lokale ishin te pranishem edhe perfaqsuesit e besimeve fetare dhe qytetare te shumte, te cilet kane vendosur buqeta me lule ne vendvarrimin e heroit, ndersa gjate fjales se tyre kane apeluar serish qe emblema e Skenderbeut te jete serish fryezim per cdo shqiptar ne menyre qe te punohet per kete komb.

Lexoni dhe kete

“FESTIVALI LETRAR I SHKODRËS”

Ka startuar “Festivali Letrar i Shkodrës”. Një aktivitet i organizuar nga Bashkia Shkodër dhe bibloteka …