Një aktivitet është zhvilluar këtë të hënë në shkollën e mesme artistike “Prenkë Jakova” në qytetin e Shkodrës.
Aktiviteti përkonte me 60-vjetorin e hapjes së kësaj shkolle. Drejtori Anton Kaftalli ndjen keqardhje që ky përvjetor e gjen shkollën në një festë të kushtëzuar nga pandemia.
Kjo është një shkollë që funksionon në të gjithë sektorët…
Nga kjo shkollë kanë dalë emra të njohur në fushën e muzikës, që kanë spikatur jo vetëm në Shkodër, por në gjithë Shqipërinë.