613 VJETORI I LINDJES SE SKENDERBEUT

Lezha ka sjellë në kujtesë heroin tonë kembëtar Gjergj Kastriotin Skëndërbeun, në 613-vjetorin e lindjes së tijë.Në përkujtim të kësaj figure historike, Bashkia Lezhë organizoi një veprimtari artistike mbremjen e së dieles në memorialin e Skëndërbeut.

Vargjet kushtuar atdheut, këngët lirike dhe kumtesa mbi Skenderbeun u sollën me mjaft mjeshtëri nga artistët lezhjanë.Drejtori i Pallatit të Kultures Kol Kunora, u shpreh se Skëndërbeu është dhe do mbetet figura më emblematike e historisë tonë kombetare.

Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi tha se ditelindja e horoit tonë kombetar lidhet me festen e Shën Gjergjit.

Aktiviteti për ditelindjen e Skëndërbeut erdhi si pjesë e aktiviteve që po organizon Bashkia Lezhë në kuader të vitit kushtuar Gjergj Kastriotit.

 

Lexoni dhe kete

NATA E PARE E “PRANDVERE ME KANGE” NE TEATRIN “MIGJENI”

Nën duartrokitjet e publikut shkodran, mbrëmjen e së premtes u vendos në skenën e teatrit …