Wednesday , 8 August 2018

7.800 DREJTUES MJETESH GJOBITEN PER SHKELJE TE KODIT RRUGOR

Mbi 7.800 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë fundjavës për shkelje të Kodit Rrugor, veçanërisht për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskove mbrojtëse dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. Kreu i Policisë Rrugore, Mithat Tola, tha se janë arrestuar 21 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 të tjerë për mungesë të lejes së drejtimit. Gjithashtu, gjatë fundjavës janë pezulluar 254 leje drejtimi, për tejkalim të limiteve të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Vetëm në datën 4 gusht nga Pikat e Kalimit Kufitar kanë hyrë në territorin e Shqipërisë mbi 53 mijë shtetas dhe kanë tranzituar po në këto pika për në Shqipëri mbi 12.300 mjete.

Lexoni dhe kete

RREZIKU NGA ZJARRET NE SHQIPERI, SHKODRA E RREZIKUAR

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet …