Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

7 PËRSONA TË PLAGOSUR NË 2 AKSIDENTE NË LEZHË

Shtatë persona u plagosën në dy aksidente mëngjesin e kësaj të enjteje në Lezhë. Aksidenti i parë u regjistrua në afërsi të fshatit Markatomaj përgjatë superstradës Lezhë – Milot. Nga përplasja e dy automjeve mbetën të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer i tyre, të cilët pasi morën ndihmën e parë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta më vonë, një aksident i trefishtë ndodhi në fshatin Balldren në superstradën Lezhë- Shkodër ku u plagosen 4 persona, por jashtë rrezikut për jetën. Humbja e kontrollit të mjetit nga njëri prej drejtuesve, i cili edhe u arrestua nga policia për shkak se rezultoi me konsum alkooli mbi normat e lejuara, u përplas me dy automjete të tjera, por fatmirësisht pati vetëm të lënduar.

Policia po kryen të gjitha hetimet e saj për të dy aksidentet e regjistruara, ndërsa po punon edhe për zbardhjen e plote të tyre.

Lexoni dhe kete

DHUNUAN POLICET BASHKIAKE, PRANGOSEN DY VELLEZER

2 efektiv të policisë Bashkiake të Lezhës kanë mbetur të lënduar, pasi janë dhunuar dhe …