7 RASTE ME SEMUNDJEN E FRUTHIT NE LEZHE

Edhe Lezha është prekur nga sëmundja e “Fruthit”.7 raste janë Diagnostifikuar me këtë sëmundje nga mjeket në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa pacientet e prekur po mbahen të izoluar deri në kurimin e plotë me qëlllim që sëmundja të mos përhapet.Mjeku infeksionist Martin Marku thotë se rastet e paraqitura janë shtruar në spital dhe pacientët kanë marrë të gjithë kurën e nevojshme, ndërsa vetëm një rast është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, dhe kjo pasi pacienti kishte bronkopneumoni.

Aktualisht prej dy ditësh nuk ka raste të reja të pacientëve që praqiten në Spitalin e Lezhës me sëmundjen e Fruthit, por gadishmëria vijon ka shtuar mjeku Marku. Vaksinimi vijon të mbetet një kërkesë e mjekëve për popullatën, pasi të prekurit i përkasin pikërisht pacientëve që nuk e kanë kryer këtë vaksinë, e cila në fakt është mbrojtja më e mirë.

Lexoni dhe kete

TAKIM NE KESHILLIN E QARKUT SHKODER

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli priti në zyrën e saj Kryetarin e …