70 ALPINISTE NGJITEN NE MAJAT E ALPEVE NE VALBONE

Nuk mund të jetë diçka e lehtë në dimër.Alpet shqiptare janë të vështira për t’u ngjitur edhe në kohë të mirë, jo më në një stinë kaq të ashpër sa këtë vit, por një grup i madh alpinistësh ia doli.Plot 70 ushtrues të këtij sporti, sa të bukur aq edhe të rrezikshëm, sfiduan kushtet atmosferike dhe e realizuan aventurën e tyre më të fundit.Objektivi i alpinistëve, ndër të cilët kishte nga Shqipëria, Kosova, diaspora si dhe të huaj, ishte Maja e Borshit, siç e tregoi përpara nisjes residenti i Federatës Shqiptare të këtij sporti, Jani Zizo.

Ngjitja filloi në mbrëmje dhe vazhdoi për 6 orë, ndërsa pasi u mbërrit maja e malit në Valbonë, u deshën edhe rreth 6 orë të tjera për të zbritur në bazë.Itinerari ishte shumë i vështirë siç e tregon ky alpinist nga Kruja.

Edhe një vajzë e ardhur nga jashtë Shqipërisë vlerësoi vështirësinë e ngjitjes, por theksoi edhe bukurinë e madhe të natyrës së Alpeve.

Në 12 orë ngjitje dhe zbritje, pjesëmarrësit u përballën edhe me orteqe dëbore, ndërsa disa nga alpinistët provuan rrëshqitjet e pavullnetshme, madje duke pasur edhe raste rreziku për jetën.Leonard Laçi ishte njeriu që udhëhoqi grupin, ndërsa më i riu i grupit ishte Mario Dhimitri vetëm 15 vjeç nga Përmeti.

Lexoni dhe kete

RRUGA, PENGESE PER TURIZMIN NE SHENGJIN

Rruga e Shëngjinit duket se do mbetet problem pa zgjidhje edhe kete sezon turistik që …