Thursday , 20 February 2020

70 DREJTUES NE POLICINE E SHTETIT JANE ARRESTUAR

70 drejtues dhe efektivë të Policisë së Shtetit u arrestuan, u hetuan apo u larguan nga detyra gjatë periudhës, janar deri 20 dhjetor të 2019-s pasi lejuan grupet kriminale të kultivonin lëndë narkotik në shumë zona të ndryshme të vendit. Drejtoria e Standardeve Profesionale thekson që drejtuesit e Policive Vendore nuk kanë marrë masat e duhura për të parandaluar mbjelljen e kanabisit.

Në ndihmë të Policisë së Shtetit kanë qenë edhe relacionet e minitorimit nga ajri në muajt qershor-korrik-gusht nga Guardia di Finanzza për parcelat me kanabis. Nga Buletini i Policisë së Shtetit, mwsohet se, disa dhjetëra drejtues të tjerë të uniformave blu në rang lokal vijojnë të janë të pezulluar nga detyra dhe dyshohen si të përfshirë në kultivimin e kanabisit. Emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë për median, pasi hetimi administrativ nuk ka përfunduar.

Shifrat e raportuar nëpërmjet komunikatave të brendshme në Policinë e Shtetit janë disa herë më e vogla krahasuar me bimët narkotike të sekuestruara në terren nga policia lokale. Gjatë 12 muajve të 2019-s u shënua një riorganizim të grupeve kriminale për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Pjesa më e madhe e bimëve narkotike ishte mbjellë në tokë shtetërore dhe lartësia ishte mbi 2 metra, e gatshme për t’u hedhur në treg. Rrethet më problematike në kultivimin e kanabisit rezultoi; Librazhdi, Erseka, Gjirokastra, Vlora, Durrësi, dhe Shkodra.

Lexoni dhe kete

VOLTANA ADEMI REAGON PER NGJARJEN

Pranë administratorit te Vllaznisë Suad Licit ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. e cila …