70 VJET TEATER PROFESIONIST NE SHKODER

Festimet me rastin e 70 vjetorit të Teatrit “Migjeni” të Shkodrës që përkojnë edhe me 140 vjetorit të shfaqjes së parë teatrale në Shkodër “Nata e Kshnellave” e Leonardo De Martino dhe 100 vjetorin e aktorës së parë femër Shqiptare Roza Shoshi-Kakarriqi, nisen me promovimin e librit të shkrimtarit dhe studjuesit Xhahid Bushati i titulluar “Teatri Migjeni, Kujtesa e një qyteti”. Një punë 32 vjecare e profesor Bushatit.

Në ceremonine e zhvilluar në teater, morën pjesë aktorët dhe familjarë, si dhe dashamirës të teatrit, por edhe nga ata që e kanë shkruar me shkonja të arta në historinë e artit skenik emrin e tyre.

Në promovimin e librit përshëndeten edhe shumë personalitete të ndryshme. Ndërsa aktorët ndanë edhe kujtimet për punën në këtë teatër dhe për të afërmit e tyre. Autori i librit Xhahid Bushati u shpreh…

Një punë e jashtëzakonshme është vlërësuar nga të pranishmit libri, i cili shërben si një arkivë për atë plajëdë të jashtëzakonshme artistësh që i dhanë kaq shumë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë.

Lexoni dhe kete

MARATONA E DHURIMIT TË GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË

Nevoja e madhe e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë ka bërë që Vëllazëria Ungjillore …