70-VJETORI I LINDJES SE ARQIPESHKVIT TE DIOQEZES SHKODER- PULT

Kjo e shtunë e 23 marsit është e veçantë për arqipeshkvin e dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, pasi ai feston 70-vjetorin e lindjes së tij. Për këtë, në katedralen e Shën Shtjefnit Shkodër u organizua një meshë e shenjtë. Në fjalën e tij, Imzot Massafra tha se nuk ka kuptim të kremtojmë nëse nuk e lidhim me jetën tonë konkrete dhe të krishterët e Shqipërisë kanë pasur fatin të kremtojnë shumë kujtime në këto vitet e fundit.

Në kuadër të këtij përvjetori, pasditën e kësaj të shtunë do shfaqet dokumentari mbi jetën e martirit Imzot Vinçenc Prenushi, me rastin edhe të 70-vjetorit të vdekjes së tij, por do të shfaqet edhe një aktivitet letraro-muzikor në kishën e motrave stigmatine.

Lexoni dhe kete

LEZHE, TURIZMI MALOR NIS TE MARRE VEMENDJE

Është një zonë shumë pak e njohur, por mjaft interesante për tu eksploruar. Në Ungrej …