70-VJETORI I KRIJIMIT TE SHOQATES SE PARE FILATELIKE SHQIPTARE NE SHKODER

Ne kuader te 70-vjetorit te krijimit te shoqates se pare filatelike shqiptare ne Shkoder u zhvillua kete te Shtune nje aktivitet ne muzeun historik “Oso Kuka”. Anetari i fundit i shoqates filatelike te vitit 1947, Luigj Shabani, paraqiti ekspoziten individuale nga arkivi personal i tij. Shabani tha se Shkodra ka qene djepi i filatelise shqiptare, por ne ditet e fundit filatelia ne Shkoder eshte ne pikat e dobeta te saj, sepse shteti me kohe nuk ka kontribuar per mbarevajtjen e filatelise shqiptare.

Ne kete ekspozite individuale moren pjese figura te njohura te artit ne qytetin e Shkodres, qe u njohen me nga afer me arkiven e Shabanit.

Lexoni dhe kete

“ME SKENËN, PA SKENËN” RIKTHEN NË SHKODËR YMER BALËN

Kishte zgjedhur skenën e teatrit “Migjeni” për të promovuar librin e tij të ri “Me …