Breaking News

74-VJETORI I VRASJES SE PREK CALIT

Këtë të hënë të 25 marsit është përkujtuar 74-vjetori i vrasjes së Prek Calit. Familjarë, miq dhe klerik të kishës katolike përkujtuan këtë figurë pranë bustit të Prek Calit në zonën e Rusit. Pader Gjon Kalaj, famullitar i Këlmendit, thotë se duhen respektuar të tilla figura.

Ai komentoi edhe shtëpinë e Prek Calit në Vermosh, teksa kërkoi që shteti të jetë më aktiv dhe Prek Cali të ketë një shtëpi-muze. Ndërkohë figura e Prek Calit vlerësohet edhe nga banorë të zonës.

74 vite më parë këlmendasit, një ndër ta edhe heroi kombëtar Prek Cali, luftuan duke u përballur me një nga diktaturat më të egra që po instalohej në Shqipëri pas luftës së dytë botërore. Kjo i kushtoi shumë zonës së Këlmendit, por edhe Malësisë së Madhe, pasi gjatë kësaj lufte që zgjati për rreth 1 muaj u bënë internime. burgosje dhe dhjetëra pushkatime.

Lexoni dhe kete

STINA E PRANVERES, STINA E ALERGJIVE

Stina e pranverës konsiderohet si stina e alergjive. Për këtë, shkaqet që krijojnë alergji në …