79-VJETORI I VDEKJES SE MIGJENIT

Si sot 79 më parë, në qytetin e Torinos u shua nga një sëmundje e rëndë poeti kombëtar, Millosh Gjergj Nikolla, i njohur me emrin Migjeni.
Poezitë dhe tregimet e tij, njihen për realizmin dhe e ruajtën aktualitetin për dekada me radhë. Krijimet e Migjenit pasyruan kushtet mjaft të rënda ekonomike të viteve 30, ashtu siç nuk ishin pasqyruar kurrë më parë, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën.

Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndërrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë. Migjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare. Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte lidhur fort pas vdekjes së nënës.

Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që vetiu ishte një natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij. Gjatë kohës që qëndroi në seminar, Migjeni sëmurej shpesh dhe ishte nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut, ngaqë mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe rezikoheshin të prekeshin nga turbekulozi, sëmundja tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe nëna. Migjeni vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Pellice.

Lexoni dhe kete

“ME SKENËN, PA SKENËN” RIKTHEN NË SHKODËR YMER BALËN

Kishte zgjedhur skenën e teatrit “Migjeni” për të promovuar librin e tij të ri “Me …