Në mungesë të gjetjes së një zgjidhje nga shteti, 8 banorë të zonave të përmbytura në zonën e NënShkodres kane nisur grevën e urisë në kërkim të dëmshpërblimeve. Fillimisht kanë kërkuar që të futen brenda mjediseve të prefekturës por sipasoje e forcave të shumta të policisë ato nuk janë lejuar. Pasi kanë qëndruar afro 1 orë përpara bashkisë, banorët kanë gjetur një kompromis me policinë për tu zhvendosur në lulishten para bashkisë, por edhe aty nuk janë lejuar që të hapin cadrat nga policia. Pasi kanë hasur kundërshtitë e policisë, Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skender Mhilli dhe Dritan Ndreu të ulur në stolin publik të kësaj lulishte nisën grevën, ku deklarojnë vendosmërine e palëkundur për t’’i shkuar deri në fund.
Forca të shumta policie dhe FNSH qendruan në gatishmeri prej oreve të para të mëngjesit, ku bllokuan tërësisht hyrjen në prefekturë dhe në pedonalen qendrore të Shkodres. Situata u monitorua nga afër edhe prej drejtorit të policisë së Shkodres Alban Çela, sëbashku me strukturat e tjera drejtuese. Banoret e NenShkodres thonë se dëmet e permbytjeve gjate viteve 2010- 2011 kanë qenë të mëdha në bujqësi, banesa e biznese, por shlyerja nuk u krye asnjëherë e plotë edhe pse Komisionet dhanë asokohe vlerësimet pas matjeve në terren.