Tuesday , 29 September 2020
Breaking News

8 TË INFEKTUAR NË SHKODËR, 1 PERSON HUMB JETËN

Një 73 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana me koronavirus kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shton se viktimat kishin sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

73 vjeçari nga Shkodra mësohet se fillimisht për shkak të komplikacioneve shëndetësore që ka pasur është shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në repartin e Reanimacionit, ku i është nënshtruar edhe testit Sars-Cov2, dhe ka rezultuar pozitiv në COVID 19-të, ku nga aty është transportuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Nga ana tjetër në Shkodër gjatë ditës së të dielë janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID 19, një prej të cilëve punonjës në një nga Call Center-at e qytetit. Ndërsa pjesa tjetër rezultuan pozitiv pas hetimit epidemiologjik në lidhje me personat e kontaktit.

Aktualisht në Shkodër janë 162 raste aktive me COVID 19-të. Ndërsa vijon puna për hetimin epidemiologjik. Në gjithë vendin në 24 orët e fundit janë shëruar 38 persona nga Covid-19, ndërsa numri total i të shëruarve në vend rritet në 1,384 që nga fillimi i pandemisë.

Lexoni dhe kete

PROTESTË E BANORËVE TË FSHATIT HOT I RI

Banoret e fshatit Hot i Ri te Shkodres kane bllokuar per rreth 20 minuta aksin …