80-VJETORI I LINDJES I AKTORIT VIKTOR BRUÇETI

Ai nuk jeton më, por miq dhe kolegë të tij përkujtuan 80-vjetorin e lindjes së Viktor Bruçetit. Ai u përkujtua në skenën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, aty ku luajti shumë role. Kolegë, miq dhe të njohur të Viktorit u ngjitën në skenë dhe dëgjuan një nga interpretimet më të mirë të tij, “Poemën e mjerimit”. Gjatë këtij aktivitet përkujtimor, bashkëshortjae tij, njëkohësisht aktore e njohur Mirjami Bruçeti, solli grimca historie nga jeta në skenë. Por, në fjalën e saj për mediat, ajo tha se Bruçeti ka qenë një figurë që nuk është vlerësuar siç duhet.

Përveç familjarëve dhe miqve të Bruçetit, morën pjesë edhe figura të njohura të artit në Shkodër, por edhe më gjërë.

 

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “4 N 1” NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

2 fotografë dhe 2 piktorë organizuan pasditën e së premtes një ekspozitë në ambjentet e …