Monday , 27 January 2020

81 VJETORI I VDEKJES SE MIGJENIT

81 vite më parë në Torino të Italisë do ndërronte jetë poeti dhe prozatori i madh Shqiptar Migjeni.  I njohur ndryshe si poeti i mjerimit, pasi Migjeni në vepren e tij kritikonte ashpër situaten sociale të vendit. Millosh Gjergj Nikolla u lind me 13 tetor të 1911 në Shkodër. Vepra e tij është ndër më të mëdhajat e letërsisë tonë. I anatemuar dhe shpesh i bllokuar nga politika e kohës por edhe konmfliket që kishte për shkak të luftës që bëntë për të crrënjosur varfërinë, pjesa më e madhe e vepres së tij doli në dritë pas vdekjes.

Edhe sot Migjeni vlerësohet si poeti inovator në letërsinë shqipe. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934; bashkëpunoi në revistat “Illyria”, “Bota e re” etj. Më 1936 krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin Vargje të lira, të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i v.1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. Vdiq më 26.8.1938, në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Peliçe. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.

Migjeni kishte bindje demokratike, revolucionare, me të ciat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike; me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm. Në themel të krijmtarisë së Migjeni qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndanë veprën e tij. Në poezitë e para, si “Zgjimi”, “Të birt’ e shekullit të ri”, “Shkëndija”,”Shpirtënit shtegtarë”etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë («kalbësinave që kërkojnë shejtnim»). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto krijime me dëshirën e zjarrtë për “një agim të lum e të drejtë kombëtar”, me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.

Lexoni dhe kete

TERMETI, NDIHMA PER FAMILJET E PASTREHA

Në mbështetje të familjeve që mbeten pa strehe nga tërmeti i 26 nëntorit, pranë Bashkisë …