Wednesday , 30 September 2020

9 KLUBE BOJKOTOJNË NISJEN E SEZONIT TË RI FUTBOLLISTIK

Mbledhja e sotme e Ligës Profesioniste bashkë me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me një vendim shumë të rëndësishëm, atë të bojkotimit të kampionatit të ardhshëm të Kategorisë Superiore. Vendimin në fjalë e kanë firmosur 9 nga 10 ekipet pjesmarrëse të këtij kampionati, mes të cilëve ka qenë edhe Vllaznia. Ka ndodhur kështu si rrjedhojë e pakënaqësisë së klubeve ndaj Ligjit të ri të sportit që ka miratuar së fundi Qeveria shqiptare dhe që nuk përmbush ato kërkesa që futbolli shqiptar kishte parashtruar.

9 klubet kanë miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.Po ashtu kanë kërkuar përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive. Një tjetër kërkesë ka qenë zerimi i gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.dhe pika e fundit e kërkesave ka qenë zgjatja e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Të 9 klubet që janë edhe anëtarë të Ligës Profesioniste duken të vendosur në kërkesat e tyre dhe kjo ka bërë që fillimi I sezonit të ardhshëm të jetë vërtetë në dyshim. Se çfarë do të ndodhë në të vërtetë, kjo mbetet për t’u parë. Në takimin e sotëm me anëtarët e Ligës Profesioniste, ka qenë I pranishëm edhe presidenti I Federatës Armando Duka I cili në fjalën e tij së pari ka falenderuar të gjithë klubet që e çuan deri në fund sezonin që sapo u mbyll, pavarësisht vështirësive të shumta që kaloi vendi dhe parashikoi se ato mund të vazhdojnë edhe sezonin e ardhshëm…

Pesë javë para startit të kampionatit të ri tashmë situata duket se ka agravuar dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të mos nisë nëse Qeveria nuk reagon shpejt.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …