Friday , 17 September 2021

A PO SHKOJME DREJT PESHKUT TE MADH? KIM: NUK JAM PESHKATARE, JAM DIPLOMATE

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, nga Pogradeci, ka komentuar ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Ajo tha se Reforma në Drejtësi po ecën përpara edhe pse ngadalë. Sipas Yuri Kim, disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, ‘por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë,” theksoi ajo.

“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim, por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara.

Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë.”

E pyetur a po shkojmë drejt peshkut të madh, Kim dha këtë përgjigje…

“Unë jam diplomate. Unë nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata.

Ajo që dua të flas në fakt është kultura shqiptare, dhe mundësia e madhe për të qenë me MIK FESTIVAL dhe dëgjonim “Zanat”, nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë.”

Lexoni dhe kete

KRYEMINISTRI RAMA FTESË NDAJ PARTISË DEMOKRATIKE

Nga seanca parlamentare e kësaj të enjte, nga kuvendi, kryeministri Edi Rama i ka shtrirë …