Monday , 20 January 2020
Breaking News

“Aaa KUSH ASHT N’DERË” NË TEATRIN “MIGJENI” ME 11 DHE 12 SHTATOR

Mjeshtëri i Madh Sandër Ruçi rikthehet nga Amerika në Shkodër për të organizuar recitalin e 12-të në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Aty ku për shumë vite ka luajtur pjesë të ndryshme. Prej muajsh ka nisur përgatitjet, në mënyrë që edhe ky recital të pëlqehet nga publiku shkodran. Ai e pranon se ka qenë një punë e lodhshme, sepse edhe grupi i pjesëmarrësve këtë vit është më i madh, por premton se do të ketë supriza, ku vlen të theksohet edhe angazhimi i fëmijëve.

Emra të njohur të humorit dhe muzikës do të jenë pjesë e këtij recitali, pa harruar edhe të rinjtë e talentuar.

“Aaa kush asht n’derë” do të ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni” në datat 11 dhe 12 shtator në ora 19:00, dhe do të filmohet i plotë nga Tv Rozafa.

Lexoni dhe kete

PERKUJTOHET 552-VJETORI I VDEKJES SE SKENDERBEUT

Eshtë përkujtuar në Lezhë 552-vjetori i vdekjës së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut. Në nderim të kësaj …