Friday , 27 November 2020

“ABUZIME ME DEMSHPERBLIMET E TERMETIT NE MIRDITE”

Në Bashkinë Mirditë është abuzuar me dëmshpërblimet e tërmetit, pasi kanë marrë para dhe përsona që nuk kanë patur dëmtime në banesa, por janë militant partiak.

Denoncimi është bërë nga kreu i degës së Partisë Demokratike në Mirditë Mark Ruçi, sipas të cilit vendimarrjet kanë qenë selektive dhe jo të mbështetura në një ekspertize reale në terren.

Ruçi ju ka bërë thirrje organeve kopetente që të nisin hetimet për këtë proçes abuziv.

Ruçi shtoi se dhjetra familje në Mirditë vijojnë të jetojnë në banesat e bërë të pabanueshme dhe ky është një rrezik serioz për jeten e tyre.

Dy pallate dhe disa banesa individuale u bënë të pabanueshme nga tërmeti i nëntorit të vitit që shkoi në Mirditë, por proçesi i rindërtimit ende nuk ka nisur.

Lexoni dhe kete

MEDIU: QEVERIA PO PËRDOR PANDEMINË PËR INTERESA POLITIKE

Opozita vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë për keq-menaxhimin e situatës së pandemisë. Kreu i …