ABUZIMET ME ENERGJINE ELEKTRIKE, 14 TE PROÇEDUAR NE LEZHE

Abuzuesit me energjinë elektrike kanë marrë vemendjen e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë.Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit janë proçeduar penalisht 14 përsona për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa aksioni i OSHEE në bashkëpunim dhe me policinë e shtetit është përqëndruar kryesisht në fshatrat e Njesisë Administrative të Shënkollit aty dhe dhe humbjet në rrjet janë më të mëdha.Sipas të dhënave kontretisht janë referuar materialët në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit S.T banues në Lezhë, I.G banues në Ishull-Lezhe, D.P banues në Grykë-Lumi, E.P banues në Gryk Lumi, GJ.N banes në Tale, M.S banues në Rrilë, GJ.D banues në Tale, D.D banues në Tale, G,G banues në Ishull-Lezhe, A.T banues në Lezhë, Gj,T banues në Lezhë si dhe A.N banues në Lezhë.

Këta shtetas kanë rilidhurdhe kanë vjedhur energjinë nëpërmjet linjave të dyta në mënyre të paligjshme, pa shlyer detyrimet që kanë ndaj OSHEE.Po ashtu është proçeduar penalisht dhe pronari i një biznesi në qytetin e Lezhës, për vedhje të energjisë elektrike.Sipas policisë janë referuar materialet në prokurori për shtetasin F.K, pasi në biznesin e tijë shtë gjetur duke vjedhur energji elektrike.I kontaktur nëpërmjet telefonit Drejtori i OSHEE-së në Lezhë Vinçens Tuku, ka bërë të ditur se kontrollet do të jenë të vazhdueshme edhe në ditet në vijim dhe se nuk do të ketë tolerime ndaj abuzuesve me energjinë elektrike.

Ai ju ka bërë thirrje qytetareve që të ndërgjegjsohen dhe të paguajnë detyrimet që kanë ndaj OSHEE, pasi vjedhja e energjisë përben veper penale.Me ardhjen e drejtorit të ri Njesia Rajonale e OSHEE-së në Lezhë ka ndryshuar totalisht përformancen, duke përbushur me përpikmeri detyrat që ka ky insitucion.

Lexoni dhe kete

MISTER NGJARJA E NDODHUR ME ÇIFTIN BERCANA- NDOCI

Kur tashmë kanë kaluar katër ditë nga vrasja e çiftit Bercana- Ndoci, grupi hetimor i …